Sonte jepet premiera e “Mbretëresha e bukur e Lenanit” në Teatrin “Dodona”
BKT
Kulturë

Sonte jepet premiera e “Mbretëresha e bukur e Lenanit” në Teatrin “Dodona”

Medina Pasoma / RTKlive

Premiera e shfaqjes “Mbretëresha e bukur e Lenanit”, me regji të Armend Zeqirit, do të jepet sonte nga ora 19:30 në Teatrin “Dodona” në Prishtinë.

“Mbretëresha e bukur e Lenanit” është një vepër e njohur e dramaturgut të njohur Martin McDonagh.

Kjo shfaqje ka bërë bashkë një kastë profesionistësh për të jetësuar këtë dramë, e cila njihet për gërshetimin mjeshtëror të humorit të zi me tragjedinë njerëzore.

Në rolet kryesore do të ngjiten në skenë aktorët: Igballe Qena, Verona Mirena, Dren Arifi, dhe Çlirim Shabani.


MË SHUME NGA Kulturë