15:40 / 12.02.2026
Mbahet mbledhja e Kryesisë, në ora 19:00 pritet seanca plenare
Edona Podvorica|RTK
Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e kryesuar nga kryetarja, Albulena Haxhiu, që shënon edhe takimin e parë pas marrjes së mandatit një ditë më parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Aty po diskutohet për formimin e komisioneve parlamentare.
Merret vesh se në ora 19:00 deputetët e Kuvendit do të mblidhen në sallë plenare aty ku pritet votii i marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat sot u votuan nga ekzekutivi, që gjithashtu mbajti mbledhjen e parë në mandatin e ri.























