Përfundon afati për aplikimin e legalizimit të objekteve në Luginë
BKT
Lajme

Përfundon afati për aplikimin e legalizimit të objekteve në Luginë

RTKlive

Sot ka përfunduar afati për dorëzimin e aplikimeve për legalizimin e objekteve në Luginën e Preshevës.

Institucionet kompetente kishin paralajmëruar se pas këtij afati nuk do të ketë shtyrje, përveç në rastet kur qytetarët kanë pasur arsye objektive apo probleme shëndetësore.

Drejtori i Urbanizmit në Preshevë, Ardian Aliu, ka deklaruar për RTK se për këto raste ka një afat shtesë prej një viti për aplikim. Në të kundërtën, qytetarët rrezikojnë ta humbin të drejtën për legalizim sipas kushteve aktuale.


MË SHUME NGA Lajme