Kuvendi miraton përbërjen e 16 komisioneve parlamentare
BKT
Lajme

Kuvendi miraton përbërjen e 16 komisioneve parlamentare

Valmira Saraçi|RTKlive

Me 100 vota deputetësh, Kuvendi i Kosovës ka votuar përbërjen e 16 komisioneve parlamentare për legjislaturën e dhjetë.

Nga 16 komisionet parlamentare, katër janë të përhershme e 12 funksionale. Vetëvendosje do t’i kryesojë 9 komisione, PDK 3, LDK 2, Lista Serbe 1 komision e Grupi Multietnik 1 komision.

Këto janë komisionet: 

Në Komisionin për Buxhet, Enver Haliti i Vetëvendosjes do të jetë kryetar.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundërkorrupsionit, Përparim Gruda i PDK-së do të jetë kryetar.

Komisionin për Integrim Evropian do ta udhëheqë, Hykmete Bajrami e LDK-së.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të udhëhiqet nga, Arbëresha Kryeziu e Vetëvendosjes.

Komisioni për Arsim do të udhëhiqet nga, Arjeta Fejza e LVV-së.

Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kryetare do të jetë, Rozeta Hajdari nga LVV-ja.

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Infrastrukturë do të ketë në krye  Arsim Ademi e  LVV-së.

Komisioni për Shëndetësi do të kryesohet nga Haxhi Avdyli i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, do të udhëhiqet nga Ariana Musliu-Shoshi e PDK-së.

Komisioni për Siguri dhe Mbrojtje. kryetar do të ketë Mefail Bajçinovcin e Vetëvendosjes.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione, kryetare do të ketë, Fatmire Kollçakun e Vetëvendosjes.

Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike do të udhëhiqet nga Arben Mustafa i PDK-së

Komisioni për Mbikëqyrje të AKI-së në krye do të ketë Anton Qunin e LDK-së.

Komisioni për Kulturë, Turizëm dhe Sport, kryetar do të ketë Erxhan Galushin nga Grupi Multietnik.

Komisioni për Mirëqenie Sociale, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Personat e Pagjetur, do të kryesohet nga Adnan Rrustemi i LVV-së.

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të udhëhiqet nga Lista Serbe.

 

 


MË SHUME NGA Lajme