Fillon edicioni i 62-të i Konferencës së Sigurisë në Mynih
BKT
Lajme

Fillon edicioni i 62-të i Konferencës së Sigurisë në Mynih

Besart Galica|RTK

Ka nisur edicioni i 62-të i Konferencës së Sigurisë në Mynih, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjet e sigurisë dhe politikës globale. Nga Kosova, në këtë konferencë merr pjesë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke u bashkuar me liderë shtetesh, diplomatë dhe ekspertë të fushës së mbrojtjes.

Konferenca e 62-të e Sigurisë në Mynih (MSC) do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt 2026, në Mynih. Si forumi kryesor për politikën ndërkombëtare të sigurisë, MSC 2026 do të ofrojë sërish debate të nivelit të lartë mbi sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë në kohën tonë.

Mbi 50 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë bota marrin pjesë në MSC 2026. Në këtë listë përfshihen liderë nga shumica e vendeve evropiane, si dhe një delegacion i lartë nga Qeveria Federale e Gjermanisë, i udhëhequr nga Friedrich Merz.

 

 

 


MË SHUME NGA Lajme