Krasniqi takon kryetarët e dhjetë komunave me shumicë serbe
Medina Pasoma / RTKlive
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është takuar me kryetarët e dhjetë komunave me shumicë serbe.
“Gjatë këtij takimi kam dëgjuar me kujdes secilin Kryetarë të Komunës, për çdo sfidë te tyre. Qeveria në përgjithësi dhe MAPL në veçanti është e gatshme të ofroj ndihmen dhe mbështetjen e nevojshme për zgjedhjen e problemeve të cilat janë me interes për qytetarët”, ka shkruar ai në facebook.
Krasniqi ka thënë se ky takim i sotëm është një nga forumet për komunikim e koordinim me komunat, si platformë më e mirë për komunikim e koordinim ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.
“Takimet e radhës me agjenda konkrete e të detajuara do të vazhdojnë, në interesin më të mirë të qytetarëve të Republikës, përmes bashkëpunimit të nivelit qendror dhe atij lokal”, ka premtuar ai.























