16:02 / 13.02.2026
Daulina Osmani emërohet zëvendësministre e Sportit dhe Rinisë
Naser Mekolli /RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Daulina Osmanin në pozitën e zëvendësministres së Sportit dhe Rinisë.
Osmani kishte ushtruar më parë detyrën e zëvendësministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjatë mandatit të kaluar, njofton zyra për informim e Kryeministrit.
Me këtë rast, kryeministri Kurti e ka uruar Osmanin për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të saj.























