Xhoxhaj nokauton Seifkhani-n, mbron titullin EBU
Fatmir Bytyqi/RTKLive
(E përditësuar, 22:29) Boksieri kosovar Labinot Xhoxhaj e ka mbrojtur titullin e kamponit evropian në EBU.
Xhoxhaj e ka ‘rrahur’ suedezin Pezhman Seifkhani, në duelin e zhvilluar Lahr të Gjermanisë, duel që u transmetua drejtpërdrejt në RTK.
Boksieri ynë bëri paraqitje të mirë qysh nga rundi i parë, duke i dhënë disa goditje të fuqishme suedezit të cilin e nokautoj në rundin e katërt.
Kjo fitore i hap rrugën Xhoxhajt që të luftojë për titullin e kampionit të botës.
Boksieri ynë arrin fitoren e 22-të në boksin profesionist.
Triumfon Eris Bajraj, prek fitoren e dhjetë në boksin profesionist
(E përditësuar, 21:28) Boksieri Eris Bajraj ka arritur fitoren e dhjetë në boksin profesionist.
Boksieri kosovar e ka mposhtur boksierin nga Venzuela Flasher Silvën.
24-vjeçari iu deshën pak sekonda qysh në rundin e parë që të gjunjëzojë boksierin nga Venezuela.
Sopaj debuton me fitore në boksin profesionist
(E përditësuar, 21:10) Boksieri kosovar Elvin Sopaj ka debutuar me fitore në boksin profesionist.
Boksieri nga Prizreni mundi gjeorgjianin Kristan Zili qysh në rundin e dytë.
Sopaj dukshëm ishte më i mirë se gjeorgjiani dhe me meritë fitojë këtë duel që është i pari për kosovarin në boksin profesionist.
Nis mbrëmja e madh e boksit, LIVE në RTK
(E përditësuar, 21:03) Ka nisur mbrëmja e madhe e boksit në Lahr të Gjermanisë, event që mund ta ndiqni në RTK.
Ka nisur mbrëmja e madhe e boksit në Lahr të Gjermanisë, event që mund ta ndiqni në RTK.
Duelit kryesorë mes boksierit kosovar Labinot Xhoxhajt dhe Pezhman Seifkhani, i paraprinë disa duele të nivelit më të ulët.
Xhoxhaj sonte synon të mbrojtje për herë të dytë titullin e Kampionit të Evropës (EBU).
Sipas të dhënave zyrtare, Labinot Xhoxhaj hyn në këtë meç me një bilanc mbresëlënës prej 21 fitoreve dhe vetëm 1 humbjeje, duke u renditur 35 në ranglistë.
Në anën tjetër, sfiduesi Pezhman Seifkhani nga Suedia ka një rekord prej 17 fitoreve dhe 1 humbjeje, renditet 111, është 35 vjeç, ndërsa ka avantazh fizik në gjatësi me 190 cm.
Meçi do të zhvillohet në 12 raunde, nën rregullat e EBU-së, si dhe pritet të jetë një test serioz për kampionin kosovar, i cili synon ta konfirmojë dominimin e tij në Evropë.
Gjithçka gati për superduelin Xhoxhaj- Seifkhani, LIVE në RTK
Me pak se dy orë ka mbetur deri tek fillimi i duelit të madh mes boksierit kosovar Labinot Xhoxhajt dhe Pezhman Seifkhani, meç që zhvillohet në në Lahr të Gjermanisë dhe që mund ta ndiqni në RTK.
Xhoxhaj sonte synon të mbrojtje për herë të dytë titullin e Kampionit të Evropës (EBU).
Boksieri ynë është gati për një tjetër sfidë madhore në karrierën e tij profesionale.
Sipas të dhënave zyrtare, Labinot Xhoxhaj hyn në këtë meç me një bilanc mbresëlënës prej 21 fitoreve dhe vetëm 1 humbjeje, duke u renditur 35 në ranglistë.
Ai është 32 vjeç, me gjatësi 183 cm dhe konsiderohet një nga peshat e rënda më stabile në skenën evropiane aktuale.
Në anën tjetër, sfiduesi Pezhman Seifkhani nga Suedia ka një rekord prej 17 fitoreve dhe 1 humbjeje, renditet 111, është 35 vjeç, ndërsa ka avantazh fizik në gjatësi me 190 cm.
Meçi do të zhvillohet në 12 raunde, nën rregullat e EBU-së, si dhe pritet të jetë një test serioz për kampionin kosovar, i cili synon ta konfirmojë dominimin e tij në Evropë.
Ngjarja do të përcillet drejtpërdrejt edhe për publikun kosovar. RTK, sonte do të nisë program special nga ora 20:05, përmes të cilit fillon edhe maratona e boksit në RTK, duke i kushtuar vëmendje të veçantë kësaj mbrojtjeje historike të titullit evropian nga Labinot Xhoxhaj.
Sipas organizatorëve të këtij meçi, Xhoxhaj dhe Seifkhani rreth orës 21:00 pritet të ngjitën në ring.























