Demolli i bindur: Xhoxhaj do ta mbrojë titullin EBU
BKT
Sport

Demolli i bindur: Xhoxhaj do ta mbrojë titullin EBU

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Ish-boksieri i njohur kosovar, njëhërit sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, ka folur përballë duelit mes Labinot Xhoxhajt dhe Pezhman Seifkhanit, që zhvillohet sonte në Lahr të Gjermanisë dhe mund të ndiqet në RTK.

Xhoxhaj synon ta mbrojë për herë të dytë titullin e Kampionit të Evropës (EBU), dhe Demolli shprehet i bindur për fitoren e tij.

“Besoj se Labinot Xhoxhaj është emër i njohur në botë. Ai është boksier i madh dhe jam i bindur se do të vazhdojë me formën e tij të mirë. Besoj se sonte do ta mbrojë titullin,” ka thënë Demolli.

Ai shtoi se rruga drejt suksesit në boksin profesional zakonisht nis nga boksimi amator, ku shumë kampionë fillojnë karrierën e tyre.

“I tillë është edhe Labinot Xhoxhaj. Ai më parë ka qenë pjesëmarrës në turneun ‘Adem Jashari’, ku me meritë kishte triumfuar. Xhoxhaj është punëtor dhe luftëtar i madh, ka një zemër luani dhe këtë e tregon gjithmonë në ring,” ka deklaruar Demolli.

Dueli mes Xhoxhajt dhe Seifkhanit fillon në orën 21:00 dhe premton një sfidë të fortë për kampionin tonë kosovar.