11:49 / 15.02.2026
E pafat, Kiana Kryeziu del nga shtegu
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Skiatorja e Kosovës, Kiana Kryeziu, ka dalë nga shtegu në skijimit alpin në Lojërat Olimpik ‘Milano-Cortina 2026’.
Kjo ishte paraqitja e dytë e saj në këto Lojëra Olimpike Dimërore që po mbahen në Itali.
21-vjeçarja pak ditë më parë kishte dështuar në paraqitjen e parë duke dalur nga shtegu.
Për garuesen tonë ky është edicioni i dytë që merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore.























