13:02 / 15.02.2026
BE u uron të gjithë ashkalive të Kosovës Ditën e Komunitetit të tyre
Emine Hoti| RTKlive
Bashkim Evropian ua ka uruar të gjithë ashkalive të Kosovës, Ditën e Komunitetit të tyre.
"BE-ja në Kosovë njeh kontributin e rëndësishëm të komunitetit në multietnicitetin dhe diversitetin kulturor të Kosovës dhe u bën thirrje institucioneve të vazhdojnë të luftojnë diskriminimin dhe varfërinë me të cilën përballen ende shumë ashkali", thuhet në postimin e faqes së Bashkimit Evropian në Kosovë.























