13:28 / 16.02.2026
Restaurohet shtëpia mbi 150-vjeçare e Jusuf Ademit në Leshtar të Kamenicës
Shqipe Gashi|RTKlive
Ka përfunduar restaurimi i shtëpisë së Jusuf Ademi në fshatin Leshtar të Kamenicës.
Objekti, mbi 150 vjet i vjetër, përfaqëson një dëshmi të rëndësishme të arkitekturës tradicionale dhe të kujtesës historike të zonës. Sipas njoftimit të ministrisë, ndërhyrja synon ruajtjen dhe mbrojtjen e aseteve të trashëgimisë kulturore, duke i konservuar ato për brezat e ardhshëm.
Institucionet theksojnë se projekte të tilla do të vazhdojnë në mbarë vendin, në funksion të ruajtjes së identitetit dhe vlerave tona kulturore.























