Forcimi i marrëdhënieve Kosovë–Shqipëri, Kurti mirëpret Ramën
BKT
Në Fokus

Forcimi i marrëdhënieve Kosovë–Shqipëri, Kurti mirëpret Ramën

M.Shefkiu/RTKLive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ceremoni zyrtare priti në takim bilateral kryeministrin e Shqipëria, Edi Rama.

Sipas njoftimit për medie, gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërshtetërore, marrëveshjet ndërqeveritare, projektet infrastrukturore me interes të përbashkët, si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në mandatin e ri të dy qeverive.

Rama e uroi Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe për formimin e Qeverisë, ndërsa Kurti shprehu falënderimin e tij dhe vullnetin e Qeverisë që drejton për forcimin dhe zgjerimin e marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në shërbim të qytetarëve dhe mbarë kombit, thuhet në njoftimin e ekzekutivit kosovar.

“Bashkëpunimi dhe marrëveshjet e deritanishme ndërshtetërore në pesë vitet e fundit kanë përfshirë njësimin e teksteve shkollore, projektet kulturore mbarëkombëtare, projektet infrastrukturore, si hekurudha Prishtinë-Durrës, lehtësimin e lëvizjes në zonat kufitare, njohjen e diplomave, pastaj bashkëpunimi në energji, siguri, sport, transport, turizëm dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Kjo vizitë e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Kosovë vjen edhe me rastin e përvjetorit të Pavarësisë ku nesër me 17 shkurt Kosova e feston 18 vjetorin e pavarësisë.  


MË SHUME NGA Në Fokus