21:20 / 16.02.2026
Osmani i ndan Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike
Valbona Thaçi / RTKLive
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike Alicia Kearns, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin e Kosovës dhe përkushtimin ndaj paqes dhe sigurisë në vend dhe rajon.
Presidenca njofton se gjatë ceremonisë, Presidentja Osmani vlerësoi angazhimin e deputetes Kearns në ngritjen e vetëdijes për sfidat me të cilat përballet Kosova dhe Ballkani Perëndimor.
Ajo e cilësoi Kearns si një mike të madhe të Kosovës dhe falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme, si dhe për kontributin në forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.























