23:14 / 16.02.2026
Austria fiton të artën në garën që kushtet s`e lejojnë të përfundojë
Uran Krasniqi / RTKLive
Austria ka fituar medaljen e artë në garën e re olimpike në kërcime me ski në Lojërat Olimpike Dimërore Milan–Cortina 2026.
Dy sportistët austriakë, Stephan Embacher dhe Jan Hoerl, i kanë i siguruar vendit medaljen e artë në këtë disiplinë.
Në një mbrëmje dramatike në Predazzo, gara nuk ka arritur të përfundojë plotësisht, pasi raundi i tretë është anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Si pasojë, rezultatet e raundit të dytë janë shpallur përfundimtare.
Medalja e argjendtë ka shkuar për Poloninë, ndërsa e bronzta për Norvegjinë.























