Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri çlirimtare
BKT
Lajme

Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri çlirimtare

Valmira Saraçi|RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës gjatë fjalës së tij në seancën solemne në përvjetorin e pavarësisë tha se shtetësia nuk është vetëm flamur dhe himn, po tha se është siguri dhe drejtësi, është ruajtje e së vërtetës tonë historike.

Hamza tha se ndërkohë që ndërtojnë të ardhmen, pjesa më e rëndësishme historisë, lufta çlirimtare është në bankën e të akuzuarve në Hagë

“Lufta jonë çlirimtare po gjykohet. Ata kanë kontribut në shtet, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi po gjykohen. Dhe sot duhet ta themi qartë dhe vendosmëri, besimi i Kosovës në drejtësinë ndërkombëtare nuk duhet tradhtuar. Ne nuk lejojmë që historia të rishkruhet në kurriz të sakrificës sonë. Ne, nuk pranojmë barazi artificiale mes agresorit shtetëror serb dhe rezistencës sonë për liri. Ne nuk pranojmë që drejtësia të bëhet selektive. UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri çlirimtare, ishte përgjigje ndaj shtypjet, zëri i një populli që nuk kishte më rrugë tjetër”, tha Hamza.  

Kreu i PDK-së tha se Kosova kërkon drejtësi, por drejtësi të vërtetë, drejtësi që nuk relativizon sakrificën, drejtësi që nuk i nënshtrohet politikës.

“Sepse liria jonë nuk është krim. Pavarësia jonë nuk është gabim historik. Ajo është e drejtë e fituar me shumë heronj, dëshmorë, martirë dhe përkrahjen e aleatëve tanë. Kosova është realitet i pakthyeshëm, projekt i përfunduar i lirisë”, deklaroi Hamza.

Kryetari i Partisë Demokratike tha se me 17 shkurt 2008 në orën 15: 39 minuta është dita dhe ora kur flamuri u ngrit për herë të parë institucione. “Është dita kur guximi i brezave tanë dhe sakrifica e tyre  u bë shpresë e përjetshme për çdo qytetar, u shpall Republika e Kosovës, u shpall fundi i një padrejtësie historike”, tha Hamza.


MË SHUME NGA Lajme