17:38 / 17.02.2026
Abdullahu: Lufta e Kosovës i takon kujtesës kolektive të Evropës
Valbona Thaçi / RTKLive
Historiani Durim Abdullahu tha se tetë dekada kanë qenë shumë të rënda për popullin e Kosovës, për shkak të represioni të madh nga pushtuesi serb.
Abdullahu vlerësoi se komuniteti shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore ka qenë më i shtypuri në Evropë. Ai tha për RTK se Lufta e Kosovës i takon kujtesës kolektive të Evropës.
Abdullahu vlerëson se historia e Luftës së Kosovës duhet të jetë strategji shtetërore e institucionale.























