Musar uron Ditën e Pavarësisë, konfirmon përkrahjen sllovene
BKT
Foto: Presidenca e Kosovës
Lajme

Musar uron Ditën e Pavarësisë, konfirmon përkrahjen sllovene

Valbona Thaçi / RTKLive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi letër urimi edhe nga Presidentja e Republikës së Sllovenisë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Në letrën e saj, Presidentja Pirc Musar nënvizoi përkrahjen e Sllovenisë për Kosovën, gjersa shprehu gjithashtu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në kuadër të Procesit Bërdo-Brioni, duke e vlerësuar këtë platformë si një mekanizëm të rëndësishëm për dialog dhe bashkërendim rajonal, njofton Presidenca e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme