Gjeneral Major Stephen E. Osborn uron gjenerallejtënant Bashkim Jasharin
Valbona Thaçi / RTKLive
Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneral Major Stephen E. Osborn, përmes një letre ka uruar Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jasharin për 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
"Në këtë përvjetor të Pavarësisë së Kosovës, ju shpreh urimet e mia më të sinqerta juve dhe popullit të Kosovës. Kjo ditë qëndron si një dëshmi e qëndrueshmërisë, vendosmërisë dhe progresit të rëndësishëm të kombit tuaj. Me krenari të madhe festojmë partneritetin tonë të fortë dhe në thellim. Progresi i Kosovës në modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë mbrojtëse territoriale profesionale dhe shumëetnike është një arritje e jashtëzakonshme. Forcimi i vazhdueshëm i ndërveprimit me Shtetet e Bashkuara, i theksuar nga progresi juaj i konsiderueshëm përgjatë planit dhjetëvjeçar të tranzitit, krijon një të ardhme të begatë për Kosovën dhe Evropën Juglindore. Me këtë rast të veçantë, dua të riafirmoj mbështetjen tonë të palëkundur për rritjen dhe suksesin e vazhdueshëm të Kosovës. Gëzuar Ditën e Pavarësisë!", thuhet në urim.























