Specialja dhe përvjetori i 18 i pavarësisë së Kosovës |VIDEO
BKT
Lajme

Specialja dhe përvjetori i 18 i pavarësisë së Kosovës |VIDEO

Valbona Thaçi / RTKLive

Sot në RTK Prime është diskutuar procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, si dhe 18-vjetori i pavarësisë së Kosovës.

Profesoresha Gjyljeta Mushkolaj tha se formimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës ishte çudi në vetvete dhe se, kur ka ndodhur themelimi i këtyre dhomave, Kosova kishte kaluar nëpër disa faza, përfshirë edhe bisedimet me Serbinë.

Mushkolaj vlerësoi se Kosovës i kishte ndodhur një turbullirë në Këshillin e Evropës, ku kishte një nismë të Rusisë. Ajo vlerësoi se raporti i Dick Marty-t nuk ishte marrë me seriozitet nga ana e institucioneve të Kosovës.

Kurse profesori njëherit ish-deputeti, Ibrahim Gashi ka përmendur përballjen me Dick Marty-n, ku delegacioni i Kosovës kishte shkuar për t’i demantuar ato që ishin në raportin e Martyt.

Ai tha se, çuditërisht, raporti kaloi me vota anonime dhe për Kosovën ishte shumë e vështirë që të futej edhe aty brenda për të lobuar kundër. atij raporti. 

Njëri ndër komandantët e luftës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ahmet Isufi, tha se UÇK-ja në dy raste ndërkombëtare është shpallur e pafajshme. Ai tha se në Kosovë ka ndodhur gjenocid nga ana e armikut serb. Ndërsa për UÇK-në, ai vlerësoi se nuk ka kryer krime.


MË SHUME NGA Lajme