Dëshmitari Tanevski jep dëshminë e tij për rastin e sulmit në Banjskë
RTK
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e radhës në kuadër të gjykimit ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjska të Zveçanit; Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq.
Gjatë kësaj seance dëshmitari Goran Tanevski po jep dëshminë e tij përmes video-lidhjes nga Maqedonia e Veriut.
Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve ishte mbajtur më 17 prill 2025, në të cilën Toliq, Maksimoviq dhe Spasojeviq ishin deklaruar të pafajshëm, ndërsa fjalën hyrëse atë ditë e kishin dhënë prokurori special, mbrojtja dhe pala e dëmtuar. Edhe në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 9 tetor 2024, tre të pandehurit ishin deklaruar të pafajshëm.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit dyshohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë kanë tentuar të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Kosovës dhe ta bashkojnë me Serbinë. Si pasojë e sulmit terrorist, në orët e hershme të 24 shtatorit 2023, në Banjskë të Zveçanit mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku.
Sot mbahet seanca për sulmin në Banjskë
Sot, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, do të mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë të Zveçanit.
Përderisa seanca do të nisë nga ora 9:30, të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq do të përballen me trupin gjykues, për pjesëmarrjen e tyre në sulmin e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë.
Nga ky sulm i armatosur mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.























