Takohen Haxhiu e Prattipati, diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend
BKT
Lajme

Takohen Haxhiu e Prattipati, diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend

Valmira Saraçi|RTKlive

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.

Bëhet e ditur se në këtë takim mes dyshes është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe punën e Kuvendit.  

“Kryetarja Haxhiu tha se bashkëpunimi mes Ambasadës së SHBA-së dhe Kuvendit të Kosovës është i rëndësishëm dhe potencoi synimin për ta fuqizuar edhe më tej në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës për këtë takim.


MË SHUME NGA Lajme