20:11 / 18.02.2026
Osmani: Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin
Gentiana Kelmendi/RTKlive
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit.
Ajo ka theksuar se Ramazani është kohë reflektimi, solidariteti dhe afrimi me njëri-tjetrin.
"Le të sjellë ky muaj i bekuar më shumë paqe në zemrat e secilit, më shumë mirësi dhe më shumë solidaritet në vepra. Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin. Uroj që sofrat tuaja të jenë të mbushura me begati e shtëpitë me harmoni! Agjërim të lehtë e të pranuar!", ka shkruar Presidentja.























