Dua Lipa emërohet ambasadore globale e brendit ‘Bvlgari’
Medina Pasoma / RTKlive
Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, është zgjedhur si ambasadore globale e shtëpisë italiane të luksit “Bvlgari”.
“Dua Lipa mishëron një vizion bashkëkohor të fuqizimit dhe lirisë që përputhet thellësisht me vlerat e ‘Bvlgarit’. Ajo është zë i fortë dhe autentik që ripërcakton suksesin dhe përmes artit dhe vetëbesimit të saj, frymëzon gratë në mbarë botën të përqafojnë forcën e tyre të brendshme”, ka thënë zëvendësdrejtoresha ekzekutive e brendit, Laura Burdese, në Milano.
Ndërkaq vet këngëtarja shqiptare tha se marka ‘Bvlgari’ e bën çdo veshje perfekte.
"Është jashtëzakonisht e veçantë të punosh përkrah një brendi ikonik si Bvlgari dhe jam shumë e lumtur që jam pjesë e një shtëpie që mishëron vetëbesimin, kreativitetin dhe feminitetin modern. Krijimet e tyre gjithmonë i japin prekjen përfundimtare perfekte një paraqitjeje, duke e shndërruar atë në një moment të vërtetë dhe të paharrueshëm”, ka thënë Lipa.
Ajo i bashkohet një liste yjesh si Anne Hathaway, Lisa (nga BLACKPINK), Liu Yifei dhe Priyanka Chopra Jonas si ambasadore të këtij brendi të njohur globalisht.























