Hamza vlerëson përkrahjen e Austrisë në takim me ambasadorin Schnetzer
M.Shefkiu/RTKLive
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.
Sipas njoftimit për media, Hamza i shprehu mirënjohje ambasadorit për përkrahjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës, si në aspektin politik, ashtu edhe ekonomik, duke e vlerësuar vendin si një partner të rëndësishëm në proceset shtetformuese dhe zhvillimore.
Ai theksoi se stabiliteti institucional dhe bashkëpunimi janë të domosdoshëm për tejkalimin e sfidave politike, ndërsa PDK mbetet konstruktive dhe bashkëpunuese në gjetjen e zgjidhjeve në interes të shtetit.
Hamza shtoi se vetëm përmes koordinimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, Kosova mund të avancojë drejt integrimeve euroatlantike dhe forcimit të pozitës së saj në arenën ndërkombëtare.























