Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin mësimor për Ramazan
BKT
Në Fokus

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin mësimor për Ramazan

Kimete Kasumi/ RTKlive

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka vendosur që të bëjë ndryshime në procesin mësimor me fillimin e muajit të Ramazanit.

Drejtoria e Arsimit në njoftimin e saj ka bërë të ditur se për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në respekt të agjëruesve, e ka rishikuar organizimin e procesit mësimor.

Është vendosur që mësimi të fillojë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit si dhe të reduktohen pushimet e gjata.

"Këto ndryshime bëhen me qëllim që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, pa u zvogëluar numri dhe kohëzgjatja e orëve mësimore, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e mësimit”, thuhet tutje në njoftim.


MË SHUME NGA Në Fokus