Në gjykimin për sulmin në Banjskë, kërkohen prova nga Google dhe Meta
Visar Shatrolli / RTK
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë edhe të enjten ka vazhduar seanca ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Këtu prokurori Naim Abazi ka kërkuar që si prova materiale të shtohen të dhënat e pranuara nga Google dhe Meta, të dhëna që sipas Abazit janë dorëzuar janë dorëzuar nga SHBA tek autoritetet e Kosovës.
Ai ka thënë se raportet janë nxjerrë nga deshifrimi i telefonit të akuzuarit Dushan Maksimoviq derisa përmbajnë të dhëna të natyrës teknike që lidhen me llogaritë elektronike të tij.
“Lista e kontakteve të ruajtura në llogaritë e tij ku përfshin persona të identifikuar, në bazë të aktakuzës të të akuzuarve në këtë proces gjyqësor materiale fotografike të ruajtura nga Google fotos ku shfaqen armë, municion si dhe persona të tjerë të përfshirë në ekip”, tha Abazi.
Edhe avokati i palës së dëmtuar Naim Rudari, ka mbështetur të gjitha popozimet e prokurorisë për prova materiale derisa ka plotësuar kërkesën e prokurorisë me disa prova shtesë.
“Pasi që bëhet fjalë për deklaratat e dëshmitarëve, njëri ndër ta ka ndryshuar deklaratën në Këshillin Gjyqësor dhe ajo duhet të administrohet si prpvë për tu bërë krahasimi i deklarimit të tij”, tha Rudari, avokat i palës së dëmtuar.
Por që propozimin e këtyre provave i ka kundërshtuar avokati I të akuzuarit, Bllagoje Spasojeviq.
“Në mënyre të përgjithshme i kundërshtojë provat materiale te cilat janë te propozuar të ketë administrim. Këtë lloj kundërshtimit e bëje për shkak së nga kjo aktakuze nuk është e mundur që të vërtetohet se në çfarë lidhje është i mbrojturi im Spasojeviq me këto prova përveç se në një rast kur flitet për gjurmët e barutit ne rrobat e tij”, ka thënë Ljubomir Pantovi, avokat.
Seanca e gjyqësore e radhës për sulmin terrorist në Banjskë, ndaj Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq do të vazhdojë ditën e premte.























