Fenerbahce e Celtic mposhten thellë
BKT
Sport

Fenerbahce e Celtic mposhten thellë

Uran Krasniqi / RTKLive

Nottingham Forest e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në fazën “play-off” të Europa League, duke mposhtur 3-0 Fenerbahce në Stamboll. Ndërsa edhe Stuttgart ka hedhur një hap të madh drejt kualifikimit, duke mposhtur 4-1 Celtic në përballjen e parë.

Skuadra angleze, nën drejtimin e trajnerit të ri Vítor Pereira, e ka dominuar ndeshjen që nga fillimi.

Golin e parë e ka realizuar Murillo në mesin e pjesës së parë, me një goditje të fortë nga distanca pas një depërtimi të gjatë nga mesfusha.

Pak para pushimit, Forest e ka dyfishuar epërsinë. Morgan Gibbs-White e ka devijuar një goditje nga këndi, ndërsa Igor Jesus ka shënuar me kokë nga afërsia për 0-2.

Në pjesën e dytë, vendasit kanë tentuar të reagojnë, por Forest ka goditur sërish. Gibbs-White ka realizuar për 0-3, duke shuar shpresat e Fenerbahce për rikthim.

Me këtë fitore bindëse, Nottingham Forest është shumë pranë kalimit në 1/8 e finales para ndeshjes së kthimit në Angli.

Në ndeshjen tjetër, gjermanët e Stuttgart kanë kaluar në epërsi pas një gabimi të portierit Kasper Schmeichel, ndërsa Bilal El Khannouss ka shënuar dy gola në pjesën e parë.

Celtic e ka barazoi përkohësisht, por vendasit e kanë rikthyer shpejt kontrollin e lojës.

Në pjesën e dytë, Jamie Leweling dhe Tiago Tomas e kanë vulosur fitoren e thellë 4-1.

Pas këtij rezultati, Celtic rrezikon seriozisht eliminimin, ndërsa Stuttgart udhëton për ndeshjen e kthimit me avantazh të madh.

NDESHJE E EUROPA LEAGUE:No description available.