17:13 / 20.02.2026
Akil Gjakova lirohet nga akuzat për dhunë në familje
Medina Pasoma / RTKlive
Është liruar nga akuza për dhunë në familje xhudisti kosovar, Akil Gjakova.
“Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurit A.Gj., për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, nga neni 248, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, ka njoftuar kjo gjykatë.
E dëmtuara e rastit me inicialet S.M. udhëzohet që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë në procedurë kontestimore civile.























