Dokumentari "Tuneli i rezistencës – Kurrizi ’90" vjen në RTK
BKT
Kulturë

Dokumentari "Tuneli i rezistencës – Kurrizi ’90" vjen në RTK

Blerim Halimi | RTKlive

Këtë të enjte në orën 22:00, në ekranin e Radiotelevizionit të Kosovës do të transmetohet dokumentari “Tuneli i rezistencës – Kurrizi ’90”, një prodhim që rikthen në kujtesë një nga simbolet më të veçanta të rezistencës kulturore në vitet ’90.

Në një periudhë kur qyteti po getoizohej dhe hapësirat publike kontrolloheshin rreptësisht, “Kurrizi” u shndërrua më shumë sesa një korridor fizik. Kontrollet nga policia serbe ishin të përditshme dhe lëvizja monitorohej në çdo hap. Megjithatë, brenda asaj hapësire, fryma e lirisë gjente mënyrën e saj për të jetuar.

Dokumentari sjell dëshmi, rrëfime dhe kujtime nga protagonistët e asaj kohe, ku “Kurrizi” ishte një vend ku, ndonëse fizikisht nën okupim, shpirti refuzonte të pushtohej.

“Tuneli i rezistencës – Kurrizi ’90” nuk është vetëm një rikthim në një epokë të vështirë, por edhe një reflektim mbi fuqinë e kulturës për të mbajtur gjallë identitetin dhe ndjenjën e përkatësisë.


MË SHUME NGA Kulturë