Mbështetja e BE-së për kulturën, takohen Bogujevci e Orav
BKT
Lajme

Mbështetja e BE-së për kulturën, takohen Bogujevci e Orav

Valmira Saraçi|RTKlive

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka zhvilluar takim me ministren e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci.

Zyra e BE-së në Kosovë thotë se ky takim ofroi mundësi për të diskutuar mbështetjen e BE-së për sektorin e kulturës.

“Takimi i sotëm i Ambasadorit të BE-së në Kosovë, Aivo Orav, me Ministren e re të Kulturës dhe Turizmit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ofroi mundësinë për të diskutuar mbështetjen e BE-së për sektorin e kulturës, duke përfshirë edhe Programin Evropa Kreative, rifillimin e aktiviteteve të Këshillit të Monitorimit të Zbatimit dhe mbrojtjen e trashëgimisë fetare në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media nga Zyra e BE-së në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme