Balla nga Parlamenti Evropian bën thirrje për peticionin e krerëve të UÇK
BKT
Lajme

Balla nga Parlamenti Evropian bën thirrje për peticionin e krerëve të UÇK

Medina Pasoma / RTKlive

Deputeti i parlamentit shqiptar, Taulant Balla, bashkë me anëtarin e Parlamentit Evropian, Adnan Dibrani i është bashkuar thirrjes për nënshkrimin e peticionit kombëtar për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të iniciuar nga organizatat e dala nga lufta çlirimtare

"Bashkë me anëtarin e Parlamentit Europian Adnan Dibrani i bashkohemi thirrjes ndaj të gjithë shqiptarëve, në trojet kombëtare, në diasporë të nënshkruajnë Peticionin Kombëtar - drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë", ka shkruar në Facebook. 

Ai ka thënë se ky peticion është thirrje për qytetarët që të mbrojnë vlerat e luftës çlirimtare dhe dinjitetin e saj.


MË SHUME NGA Lajme