Peticion në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së
BKT
Gjykata Speciale

Peticion në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Fatos Cervadiku /RTK

Në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, dhe në mbrojtje të luftës së UÇK-së, është nisur një peticion kombëtar, drejtuar Dhomave të Specializuara. Aty u tha se kërkojnë respektim të plotë të pakushtëzuar të të drejtave themelore të të akuzuarve. Respektim të ligjit për dhomat e specializuara të miratuara nga Kuvendi i Kosovës si dhe respektim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në mbrojtje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, dhe të luftës së UÇK-së, është nisur një peticion kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara.

“Kemi gjetë mbështetje nga 7 universitete të Kosovës, Tiranë një edhe dy në SHKUP edhe  Tetovë. Ne kemi përgatitë ta bëjmë një peticion kombëtar”, tha Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK

Riad Bislimaj, kryetar i parlamentit studentor- Universiteti "Ukshin Hoti", në Prizren, tha se kërkojnë respektim të plotë të pakushtëzuar të të drejtave themelore të të akuzuarve. “Respektim të ligjit për dhomat e specializuara të miratuara nga Kuvendi i Kosovës si dhe respektim të plotë të kushtetutës së Republikës së Kosovës, tha ai

“Bashkërisht 3 organizata, do të punojmë fuqishëm që t'i mbledhim nënshkrimet e nevojshme dhe të dorëzojmë në dhomat e specializuara, për të vetmin qëllim të kërkojmë drejtësi dhe mos të ndodhë padrejtësia në emër të drejtësisë”, tha Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së.

 


MË SHUME NGA Gjykata Speciale