Punonjësi 55-vjeçar humb jetën pas lëndimeve në termocentralin Kosova B
BKT
Lajme

Punonjësi 55-vjeçar humb jetën pas lëndimeve në termocentralin Kosova B

Elmina Osmani/RTK

(E plotësuar) Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se, sot, në termocentralin Kosova B ka ndodhur një incident i rëndë, ku ka humbur jetën një punonjës 55 vjeçar.

Në deklaratën e tij, kolegu i të ndjerit, njëherësh anëtari i sindikatës së kësaj korporate, Xhelal Jashari, ka thënë se “deri më tani nuk ka më shumë informacione për mënyrën se si ka ndodhur incidenti, pasi me rastin po merren organet hetuese.

Ai ka shtuar se rasti është konfirmuar edhe nga organet shëndetësore.

“Sot jemi njoftuar se një koleg i yni ka humbur jetën në vendin e punës. Deri më tani nuk kemi më shumë informacione për mënyrën se si ka ndodhur incidenti, pasi me rastin po merren organet hetuese’, ka shtuar Jashari.

Ai tha se kanë humbur, një kolegë, një njeri që ka kontribuar në ndërtimin e siguri publike të KEK.

“Kemi humbur një kolegë një, bashkëpunëtor, një njeri që ka kontribuar në ndërtimin e sigurisë publike të Korporatës Energjetike të Kosovës. I njeri ka qenë roje në KEK, në Departamentin e sigurisë... Familjes së të ndjerit, kolegëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, tha Jashari.

 

Punonjësi 55-vjeçar humb jetën pas lëndimeve në termocentralin Kosova B

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në termocentralin Kosova B ka ndodhur një incident i rëndë, ku është përfshirë një mjet transportues (kamion) dhe një punonjës, ka njoftuar me keqardhje të thellë Korporata Energjetike e Kosovës.

Naser Mekolli /RTKlive

Sipas njoftimit, si pasojë e incidentit, një punonjës mashkull kosovar, 55-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.

KEK sh.a. ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit, si dhe për kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij.

Autoritetet kompetente kanë nisur hetmet ldhur me rastin.

 


MË SHUME NGA Lajme