Ardita Statovci me recital solo në Washington D.C.
Shqipe Gashi|RTKlive
Pianistja kosovare Ardita Statovci do të mbajë një recital solo më 17 mars, në orën 6:30 PM, në La Maison Française në Washington, D.C..
Programi i mbrëmjes përfshin vepra nga Franz Schubert, Maurice Ravel, Johannes Brahms, si dhe kompozitori kosovar Fahri Beqiri, duke sjellë para publikut një përzgjedhje nga epoka të ndryshme stilistike.
Në një prononcim për RTK, vet artistja u shpreh:“Mezi pres për koncertin në të cilin do të interpretoj vepra nga epoka të ndryshme stilistike. Me emocion të veçantë e kam përfshirë veprën pianistike ‘Allaturka’ të njërit nga kompozitorët tanë më të njohur nga Kosova, Fahri Beqiri. Jam veçanërisht e lumtur që këtë vepër ndër vite e kam luajtur premierë nëpër shtete të ndryshme të botës, ndërsa kësaj radhe do ta ketë premierën në kryeqytetin botëror, Washington D.C.”























