Pakistani dhe Afganistani thonë se janë në luftë të hapur
Luan Qorraj| RTK
Zyrtarët Pakistanez kanë thënë se Afghanistani i ka kaluar të gjitha "linjat e kuqe" dhe shtojnë se tani PAkistani është në luftë të hapur me Afghanistanin, përderisa diplomatët e ndryshëm po tentojnë të gjejnë ndonjë zgjidhje e cila do të ndalon dhunën e cila ka shkaktuar qindra viktima për vetëm 24 orë.
Zyrtarët në Pakistan kanë thënë se Afganistani ka kaluar të gjitha "linjat e kuqe" me sulmet e fundit brenda territorit pakistanez dhe shtojnë se vendi i tyre është tani në luftë të hapur me Afganistanin.
Komentet nga ministria Pakistaneze e mbrojtjes erdhën pak pasi që u njoftua se aeroplanët pakistanez sulmuan caqe të forcave Afgane brenda Kabulit, Kandaharit si dhe në pjesë tjera të vendit duke shkaktuar viktima dhe dëme. Gjithashtu ka raporte se njësite të shumta ushtarake të Pakistanit, së bashku me tanke dhe artileri, janë duke u zhvendosur drejtë kufirit me Afganistanin në atë që duket si përgatitje për një fushatë të madhe ushtarake.
Është raportuar edhe se udhëheqësit Afgan, pas valës së fundit të sulmeve ajrore, thanë se tani "janë të hapur" për bisedime me Pakistanin por Islamabadi, deri me tani, nuk ka komentuar rreth këtyre deklaratave .
Tensionet mes Afganistanit dhe Pakistanit , të cilat me muaj ishin kufizuar në përleshje sporadike përgjatë kufirit, shpërthyen të enjten kur forcat afgane, pa paralajmërim, sulmuan pozitat e ushtrisë pakistaneze në pika të ndryshme të kufirit. Pakistani u kundër përgjigj me goditje artilerike ndaj pozitave afgane si dhe me sulme ajrore brenda Afganistanit - sipas burimeve të ndryshme, gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e këtyre përleshjeve janë vrarë 200 luftëtarë taliban dhe, së paku 50 ushtarë pakistanezë.
Ndërkohë, diplomatët nga Turqia, Katari dhe vendet tjera që kanë marrëdhënie diplomatike me dy palët, po tentojnë të gjejnë mënyrë për të ndaluar përleshjet si dhe të gjejnë zgjidhje afatgjatë për tensionet mes dy fqinjëve.























