Prattipati dhe Sveçla flasin për bashkëpunimin në fushën e sigurisë
BKT
Lajme

Prattipati dhe Sveçla flasin për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Afet Bela/RTKLive

E ngarkuara me punë e SHBA-së, në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, u takua me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Në takim u diskutua bashkëpunimi ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës në fushën e sigurisë dhe policisë.

"Takimi theksoi rëndësinë e stabilitetit rajonal dhe të koordinimit të ngushtë për prioritetet e përbashkëta të sigurisë", thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.


MË SHUME NGA Lajme