Trump shpall vdekjen e Khameneit: Bombardimet do të vazhdojnë për paqe
BKT
Lajme

Trump shpall vdekjen e Khameneit: Bombardimet do të vazhdojnë për paqe

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se lideri suprem i Iranit, ka vdekur, duke e cilësuar atë si “një nga njerëzit më të këqij në histori”.

Në një postim publik, Trump tha se kjo është drejtësi jo vetëm për popullin e Iranit, por edhe për amerikanët dhe qytetarët e vendeve të tjera që, sipas tij, janë vrarë ose gjymtuar nga Khamenei dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ai deklaroi se Khamenei nuk arriti t’i shmangej inteligjencës dhe sistemeve të sofistikuara të gjurmimit, duke shtuar se është punuar ngushtë me Izraelin.

Trump theksoi se kjo është “mundësia më e madhe” për popullin iranian që të rimarrë vendin e tyre. Sipas tij, shumë pjesëtarë të IRGC-së, ushtrisë dhe forcave të tjera të sigurisë dhe policisë nuk duan më të luftojnë dhe po kërkojnë imunitet.

Ai shtoi se bombardimet e rënda dhe precize do të vazhdojnë pa ndërprerje gjatë javës ose për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të arritur objektivin e paqes në Lindjen e Mesme dhe në botë. 


MË SHUME NGA Lajme