Fetoshi: Krahasimi i Vuçiqit NATO – Iran, rrezik për demokracinë
Medina Pasoma / RTKlive
Drejtori i Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, ka thënë se Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të merren seriozisht me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiqin.
Këtë reagim Fetoshi e bëri pasi Vuçiqi ka krahasuar sulmet e Izraelit dhe SHBA-me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.
“Mesazhet e Vuçiqit nuk janë retorikë në mbrojtje të “sovranitetit”, sepse sovraniteti nuk është e drejtë për krime masive. Ato janë shprehje në mbrojtje të Millosheviqit dhe tendencë për ta normalizuar gjenocidin në emër të “sovranitetit”. Janë mbrojtje e vetes si autokrat dhe Serbisë si përgjegjëse për gjenocidin, krimet e luftës dhe masakrat në Kroaci, Bosnjë e Kosovë, të vërtetuara me aktgjykime të formës së prerë nga Drejtësia Ndërkombëtare dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Fetoshi në facebook.
Fetoshi tha se ky kornizim i NATO-s si agresor, “jo vetëm që e plotëson mozaikun determinist të Serbisë në trekëndëshin Rusi-Iran-Kinë, por edhe sfidën më kërcënuese ndaj rendit të vlerave të lirisë e demokracisë”.
“Një lider që mohon vendimet gjyqësore për krimet e shtetit të tij në kapitullin e ish Jugosllavisë, nuk e ka hallin e Iranit apo të qytetarëve iranianë, por të Serbisë autoritare që kalkulon rrënimin e projektit europian në rolin e “kalit të Trojës”. Një vend kandidat që riciklon mitet nacionaliste të epokës së Millosheviqit, s’është partner, por rrezik për paqen, sigurinë e demokracinë”, ka shkruar ai.























