Hulumtimi i fundit për sulmet online ndaj grave në media
BKT
Lajme

Hulumtimi i fundit për sulmet online ndaj grave në media

Shqipe Gashi|RTKlive

Në programin e mëngjesit në RTK ishte e ftuar drejtoresha ekzekutive e Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), Getoarbë Mulliqi, e cila foli për hulumtimin e fundit që hedh dritë mbi përmasat shqetësuese të sulmeve online që synojnë gratë në media.

“Misioni i AGK-së dhe i Rrjetit të Grave është mbrojtja e të drejtave të gazetarëve, promovimi i lirive të tyre dhe monitorimi i rasteve në institucionet përkatëse. Me ndryshimin e hapësirës ku gazetarët operojnë dhe ku qytetarët i marrin informatat, është krijuar nevoja për të analizuar se çka po bëjmë mirë dhe ku po çalojmë. Sot nuk kemi më një pranues pasiv të informatës, por platforma ku qytetarët përfshihen, komentojnë dhe japin opinione, siç janë mediat sociale”, tha Mulliqi.

Ajo theksoi se ky transformim i hapësirës mediatike ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e ekspozimit të grave gazetare ndaj sulmeve dhe komenteve denigruese në rrjete sociale.

“Mediat kryesisht mirëmbajtjen apo kontentin e tyre e shpërndajnë në rrjete sociale dhe pastaj kjo pjesë menaxhohet nga menaxherë të rrjeteve sociale që jo domosdoshmërisht e njohin punën e gazetarit apo misionin e mediave, por u interesojnë vetëm numrat. Përshkrimet që i quajmë ‘karrema’ për klikime shpesh nuk përputhen me atë që përmban artikulli apo storja në brendi”, tha Mulliqi.

Sipas saj, gjetjet e hulumtimit tregojnë nevojën për reflektim serioz mbi mënyrën e menaxhimit të përmbajtjes online dhe për forcimin e mekanizmave mbrojtës për gratë në media, në mënyrë që të sigurohet një ambient më i sigurt dhe më profesional në hapësirën digjitale.

 


MË SHUME NGA Lajme