18:45 / 02.03.2026
RTK sjell pamje ekskluzive nga Doha e Katarit
RTK
Disa pamje ekskluzive për Radio Televizionin e Kosovës janë realizuar në Doha, Katar, nga regjisori dhe producenti Ekrem Rrahmani.
Situata në Doha të Katarit është e tensionuar dhe e pasigurt, me lëshime alarmesh dhe masa emergjente të sigurisë, ndërsa qeveria përpiqet të mbajë rendin dhe të mbrojë civilët, ndërkohë që situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar në një konflikt më të gjerë rajonal me sulme, kundër-sulme dhe shqetësime të forta për stabilitetin në gjithë rajonin, pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit.























