Urdhër gojor në lidhje me kushtet e lirimit të përkohshëm
BKT
Gjykata Speciale

Urdhër gojor në lidhje me kushtet e lirimit të përkohshëm

Afet Bela/RTKLive

(E plotësuar) Gjatë seancës së ditës së sotme, 3 mars 2026, Gjykatësi i Vetëm Gosnell lëshoi urdhrin gojor mbi kërkesën e Kilajt, Smakajt, Fazliut dhe Kuçit për ndryshimin e disa prej kushteve të lirimit të përkohshëm të tyre.
Gjykatësi Gosnell urdhëroi që katër të akuzuarit mund të komunikojnë me njëri-tjetrin gjatë kohës që ndodhen në ambjentet e DHSK-së në Hagë, përfshirë në lidhje me çështjen e tyre, me kusht që të mos diskutohen aspekte konfidenciale në zonat publike të ambjenteve. Të gjitha aspektet e tjera të urdhrave të mëparshëm mbeten të pandryshuar. Arsyet me shkrim do të jepen më vonë.
Seanca e sotme u mbyll dhe gjykimi vazhdon nesër, e mërkurë, 4 mars, në orën 09:30, kur pritet që dëshmitari aktual, Koen Herlaar, të vazhdojë dëshminë e tij.     

Dëshmia e ekspertit po zhvillohet pjesërisht në seancë private


(E plotësuar, ora 10:30) Në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka nisur seanca gjyqësore në rastin “Thaçi dhe të tjerët” lidhur me akuzat për administrimin e drejtësisë.  Gjatë kësaj seance ka filluar dëshminë dëshmitari i dytë i Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS). Bëhet fjalë për Koen Herlaar, i cili është i punësuar në Institutin për Kriminalistikë të Holandës. Dëshmia e ekspertit të kriminalistikës po zhvillohet pjesërisht në seancë private.


LIVE|Seanca në rastin ‘Administrimi i drejtësisë’

(E plotësuar, ora 10:30) Në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka nisur seanca gjyqësore në rastin “Thaçi dhe të tjerët” lidhur me akuzat për administrimin e drejtësisë.  Gjatë kësaj seance ka filluar dëshminë dëshmitari i dytë i Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS). Bëhet fjalë për Koen Herlaar, i cili është i punësuar në Institutin për Kriminalistikë të Holandës. Dëshmia e ekspertit të kriminalistikës po zhvillohet pjesërisht në seancë private

Ai ka sqaruar se puna e tij përfshin analizën e formave të gjurmimit në dokumente, ekzaminimin e materialeve dhe objekteve për të evidentuar lidhjet e tyre me personat ose ngjarjet e hetuara, si dhe analizën e vendngjarjes.

Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtësisë’

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për administrimin e drejtësisë, ku pritet dëshmia e dëshmitarit të dytë të ZPS-së.

Dëshmitari i mbrojtur i cili dje dëshmoi në Hagë, ka thënë se Rrustem Mustafa gjatë intervistës së tij për Prokurorinë ka thënë që askush nuk ka ndërhyrë në dëshminë e tij në çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për krime lufte.

Sipas asaj që lexoi avokati i Fadil Fazliut, dëshmitari Rrustem Mustafa kishte thënë për Prokurorinë se të akuzuarit ishin shokët e tij dhe se askush nuk kishte ndërhyrë në dëshminë e tij. E po ashtu, për Prokurorinë do të dëshmonte vetëm ato që dinte pa u ndikuar nga askush.

Dje mbrojtja bëri pyetjet e saj për dëshmitarin e parë të ZPS-së, Dëshmitarin 7. 

Po ashtu pyetje kishte edhe nga ekipet e Mbrojtjes së Thaçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt.

Ndryshe, pas konfirmimit të aktakuzës kundër pesë të akuzuarve, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u arrestuan nga ZPS-ja më 5 dhjetor dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë më 6 dhjetor 2024.

Hashim Thaçi iu dorëzua fletarrestimi në objektin e paraburgimit të DHSK-së më 5 dhjetor, ndërsa Hajredin Kuçi iu dorëzua fletëthirrja për paraqitjen e parë. Në paraqitjen e tyre të parë më 8 dhjetor 2023, Thaçi dhe Smakaj nuk u deklaruan në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, ndërsa Fazliu u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Një ditë më vonë, më 9 dhjetor, Kuçi dhe Kilaj u vetëdeklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Pasi Thaçi dhe Smakaj vendosën të mos deklarohen lidhur me fajësinë gjatë seancës së 17 dhjetorit 2024, gjykatësja e procedurës paraprake kërkoi që ata të deklarohen me shkrim deri më 7 janar 2025. 

Më 6 janar 2025, Thaçi dorëzoi njoftimin përmes të cilit u vetëdeklarua i pafajshëm. Vetëdeklarimi i pafajësisë së Bashkim Smakajt u dorëzua më 3 janar dhe u bë publik më 14 janar 2025.

Më 11 nëntor 2025, gjykatësja e procedurës paraprake njoftoi kryetaren se dosja e çështjes do të ishte gati për t’iu kaluar një trupi gjykues më 12 nëntor 2025. 

Rrjedhimisht, kryetarja e DHSK-së caktoi gjykatësin e vetëm për gjykimin e kësaj çështjeje. Më 12 nëntor 2025, gjykatësja e procedurës paraprake ia kaloi dosjen e çështjes gjykatësit të vetëm. Konferenca për përgatitjen e gjykimit u mbajt më 28 nëntor 2025, ndërsa gjykimi filloi më 27 shkurt 2026.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale