08:08 / 04.03.2026
Ndërpritet qarkullimi nga udhëkryqi Gjakovë - Klinë deri në Gjurgjevik
Naser Mekolli /RTKlive
Për shkak të punimeve ndërpritet përkohësisht qarkullimi i trafikut nga udhëkryqi Gjakovë-Klinë deri te udhëkryqi në Gjurgjevik.
Ndërprerja e trafikut, sipas njoftimit nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit fillon nga sot, në ora 8, dhe do të zgjasë jo më shumë se 48 orë.
“Për shkak të zhvillimit të punimeve, do të bëhet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi Gjakovë – Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik”, thuhet në njoftim.
Kjo ministri kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për shqetësimet e mundshme gjatë kësaj periudhe.























