Haliti: Presidenti duhet ta ketë mbështetjen e shumicës
BKT
Lajme

Haliti: Presidenti duhet ta ketë mbështetjen e shumicës

Kimete Kasumi/ RTKlive

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti tha se të gjitha grupet parlamentare mbajnë qëndrimet e tyre në lidhje me çështjen e presidentit, porse sipas tij, për pozitën e presidentit duhet të ketë dakordancë të shumicës së deputetëve. “E kemi një qëndrim publik si Parti Demokratike. Tani e kemi mbledhjen. Deri tash janë përmendur katër - pesë kandidatura”, tha Haliti në prag të hyrjes në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PDK-së.

“Pozita e presidentit të Kosovës është një pozitë për të cilën duhet me qenë dakord shumica e deputetëve, shumica e partive politike dhe duhet me qenë pëlqyshmëria e qytetarëve, mbi të gjitha garancia që ai që zgjedhet do t’i shërbejë vendit dhe do të jetë garantues i Kushtetutës", shtoi Haliti.


MË SHUME NGA Lajme