Fetoshi: Vulini luftënxitës, BE të reagojë
BKT
Lajme

Fetoshi: Vulini luftënxitës, BE të reagojë

Valbona Thaçi / RTKLive

Drejtori i Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-shefit të BIA-s, Aleksandër Vulin, duke i cilësuar si kërcënim serioz për Kosovën.

Sipas Fetoshit, thirrjet e Vulin për sulme ndaj Kosovës dhe udhëheqësve institucionalë konfirmojnë involvimin dhe përgjegjësinë e Serbisë në rastet e Banjske, Ibër-Lepencit dhe provokimet e tjera destabilizuese.

Ai ka theksuar se, edhe pse Kosova ka infrastrukturë të konsoliduar të sigurisë dhe forca të specializuara, strategjia e Serbisë mbetet destabilizimi përmes frikës dhe mobilizimit.

Fetoshi ka bërë thirrje për një përgjigje të vendosur nga Brukseli dhe Uashingtoni, si dhe për vigjilencë të institucioneve dhe koordinim të thellë me partnerët ndërkombëtarë.

Fetoshi ka vlerësuar deklaratat e Vulinit si manifestim të logjikës së dhunës dhe krimit për realizimin e qëllimeve politike, duke e krahasuar sjelljen e tij me tentativën e presidentit serb, Aleksandar Vučić, për të keqpërdorur Izraelin për analogji ndaj Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme