21:52 / 04.03.2026
Zeqiri thotë se opozita nuk kundërshton zgjedhjen e kreut të shtetit
Kaltrina Rexhepi|RTK
Analisti Sadik Zeqiri, tha se fakti që partitë opozitare nuk kanë ofruar asnjë emër nuk do të thotë se ato nuk duan ta zgjedhin presidentin apo presidenten.
Ai tha se çdo parti që del me një emër, ai emër “digjet”, sepse nuk do të hyjë në garë në Kuvend dhe në fund do të dështojë. Ndërsa për emrin e Glauk Konjufcës, ai vlerësoi se “Konjufca tani është në finale”. “Në takime nuk ka pasur emra as nga partitë politike të opozitës dhe as nga z. Kurti, sepse po të kishte do të rridhte si emër i propozuar”, tha Zeqiri për RTK Prime.
Zeqiri shtoi se nga emrat e propozuar deri më tani, asnjëri nuk do të zgjidhet president.























