Puppy vjen në Mitrovicë me koncertin e vetëm në Ballkanin Perëndimor
BKT
Kulturë

Puppy vjen në Mitrovicë me koncertin e vetëm në Ballkanin Perëndimor

Kimete Kasumi/ RTKlive

Qyteti i Mitrovicës do të mirëpresë një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore të vitit 2026. Fituesit e pesëfishtë të Grammy Awards dhe një nga formacionet më të rëndësishme globale të jazz-it bashkëkohor, Snarky Puppy, do të performojnë live në kuadër të festivalit Mitrovica International Jazz Days, në koncertin e tyre të vetëm në Ballkanin Perëndimor, si pjesë e turit evropian 2026.

Turneu përfshin disa nga metropolet kryesore kulturore të Evropës, si Paris, Copenhagen, Stockholm dhe Helsinki, duke e vendosur Mitrovicën në të njëjtën hartë koncertesh me qendrat më të rëndësishme të muzikës live në kontinent.

I njohur për energjinë e fuqishme në skenë dhe virtuozitetin instrumental, Snarky Puppy ndërthur jazz, funk, rock dhe elemente të muzikës botërore, duke zgjeruar vazhdimisht kufijtë e jazz-it modern.

Koncerti në Mitrovicë pritet të jetë një përvojë e jashtëzakonshme për adhuruesit e muzikës live dhe ta shndërrojë qytetin në një pikëtakim të rëndësishëm për skenën e jazz-it në rajon. Me këtë emër të madh në program, Mitrovica International Jazz Days konfirmon aspiratën për ta vendosur Kosovën në hartën e festivaleve prestigjioze evropiane të muzikës.


MË SHUME NGA Kulturë