Kurti në Prekaz: Për zhvillimet politike flas nga Prishtina
M.Shefkiu/RTKLive
Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Prekaz, në ditën e dytë të përvjetorit të Epopesë së UÇK-së, nuk ka folur për zhvillimet politike ditore. Ai ka theksuar se për çështjet politike do të flasë nga Prishtina, në pyetjen nëse shkon në takim te presidentja Vjosa Osmani për të diskutuar datën e zgjedhjeve të ardhshme.
“Sot është dita e dytë e Epopesë së UÇK-së. Në ora 13 kemi edhe një ekspozitë në hollin e Kuvendit. Pastaj, në ora 19:00 të darkës, e kemi akademinë përkujtimore. Për të gjitha çështjet e politikës ditore do të mund të flasim dhe t’iu përgjigjem nga Prishtina”, ka deklaruar Kurti.
Sot në mëngjes presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. Ajo tha se do t’i takojë liderët e partive politike për të caktuar datën e zgjedhjeve.























