Në Bibliotekën Kombëtare u hapen dy ekspozita për 28-vjetorin e Epopesë
BKT
Kulturë

Në Bibliotekën Kombëtare u hapen dy ekspozita për 28-vjetorin e Epopesë

Shqipe Gashi|RTKlive

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës janë organizuar dy aktivitete përkujtimore me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Njëra është ekspozita dokumentare “Epopeja e UÇK-së në shtypin e Kosovës 2000–2020”, si dhe ekspozita fotografike “Ditënetët e Zjarreve në Prekaz” të fotografit Sefer Aliçkaj.

Në hapje të aktivitetit, drejtoresha e përgjithshme e bibliotekës, Blerina Rogova Gaxha, theksoi rëndësinë e këtyre ekspozitave për të kujtuar dhe reflektuar mbi historinë.

Ajo u shpreh se iniciativa të tilla ndihmojnë në ruajtjen e kujtesës historike dhe në përcjelljen e saj te gjeneratat e reja, duke nënvizuar se vende si Prekazi mbeten pika të rëndësishme të historisë së vendit.

Ndërkohë, fotografi Aliçkaj foli për emocionet dhe përjetimet që përcjellin fotografitë e ekspozuara, të cilat dokumentojnë momente të rëndësishme të asaj periudhe.

Ekspozitat do të qëndrojnë të hapura për publikun deri më 12 mars.


MË SHUME NGA Kulturë