Osmani nga Prekazi: Sakrifica e UÇK-së mbetet udhërrëfyes për shtetin
BKT
Lajme

Osmani nga Prekazi: Sakrifica e UÇK-së mbetet udhërrëfyes për shtetin

Valbona Thaçi / RTKLive

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në kuadër të aktiviteteve për përkujtimin e Epopesë së UÇK-së.

Osmani, ka përkujtuar sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në këtë Epope të UÇK-së kthehemi sërish në Prekaz, vendin që simbolizon një sakrificë të paçmuar për lirinë tonë dhe rrugëtimin më të pastër, plot me sakrifica, që na mundësoi sot të kemi shtetin tonë”, tha Osmani.

Presidentja theksoi se çdo vizitë në Prekaz rikthen dhimbjen për ata që humbën jetën gjatë luftës, duke përfshirë jo vetëm komandantin Jashari dhe bashkëluftëtarët, por edhe shumë gra e fëmijë që ranë viktima.

“Prekazi mbetet udhërrëfyes për rrugën tonë përpara, një kujtesë e përjetshme e angazhimit dhe sakrificës që ka formësuar lirinë dhe shtetin tonë,” përfundoi Osmani.

Pas homazheve te varrezat e Jasharëve, Osmani vizitoi edhe kullën ku u prit nga baca Rifat Jashari.


MË SHUME NGA Lajme